Ky është shqiptari 34 vjeçar që humbi jetën në Itali

Diaspora

Ky është shqiptari 34 vjeçar që humbi jetën në Itali

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku i ka marrë jetën një të riu shqiptari dhe një italiani. Mediat në Itali raportojnë se viktimat ishin duke udhëtuar në autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto.

Viktimat janë, Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano dhe shqiptari Eder Shqalshi, një 34-vjeçar, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine.

Ata ishin duke udhëtuar në një furgon, por u përplasën me një kamion dhe kanë humbur jetën. Goditja mes dy mjeteve ishte shumë e fortë dhe ata ndërruan jetë në vend.

Image

Eder Shqalshi, shqiptari që humbi jetën në aksident

Të shumtë ishin punonjësit shëndetësor që shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk mundën dot të bënin asgjë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident, ku përveç dy viktimave ka mbetur dhe një person i tretë i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat