Çmendet shqiptari, sulmon me çekiç të dashurën shtatzënë

Diaspora

Çmendet shqiptari, sulmon me çekiç të dashurën shtatzënë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi sulmoi me një çekiç të dashurën e saj në një rrugë në Pozzuolo Martesana.

Mediat italiane kanë shkruar se vajza shtatzënë u sulmua nga i dashuri i saj në provincën e Milanos.

Burri dyshohet se është përpjekur ta godasë atë me një çekiç gjatë një grindjeje.

Gruaja arriti të thërriste për ndihmë policinë e cila ndërhyri menjëherë.

Vajza nuk u plagos rëndë, por përsëri u dërgua në spital ndërsa partneri i saj u vendos në arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat