Shqiptari që ndërtoi stadiumin prestigjioz gjerman

Diaspora

Shqiptari që ndërtoi stadiumin prestigjioz gjerman

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:15
Xhevdet Ajeti

Xhevdet Ajeti është shqiptari i suksesshëm në Gjermani që është marrë me ndërtimin e stadiumit të Bayernit dhe Dortmundit dhe tashmë drejton rreth 300 punëtorë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Diaspora shqiptare po e dëshmojnë veten, jo vetëm se janë shembull të integrimeve, por edhe si biznesmen te suksesshëm te cilët kane bërë emër me kompanitë dhe firmat e tyre.

Xhevdet Ajeti një biznesmen dhe humanist qe po i jep ndere dhe dritë diasporës dhe kombit shqiptare!

Se ata janë integruar mirë në vendet e ndryshme evropiane dëshmon edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur shqiptar Xhevdet Ajeti nga Prelezi Ferizai i cili jeton dhe vepron me vite te tera ne Ravenzburg te Gjermanisë.

Siç njihet Xhevdet Ajeti ‘Nervozi’ është njeri nder biznesmenët më te mëdhenj dhe te suksesshëm ne Gjermani për të cilin kanë shkruar edhe gazeta gjermane. Biznesmeni Ajeti ka ndëruar stadiumet më të mëdha në Gjermani dhe jashtë saj dhe tash në Kampionatin evropian, ka bërë disa me kontrata ushqimore të Podravkes, Krasin, Argeten, Frankun prodhimet të Kroacisë qe do t’i furnizoj mbarë Evropën ma artikuj nga Ballkani.

Xhevdet Ajeti është shqiptari i suksesshëm në Gjermani që është marrë me ndërtimin e stadiumit të Bayernit dhe Dortmundit dhe tashmë drejton rreth 300 punëtorë. Por siç tha ai në kurbet e ka nisur me vuajtje, ndërsa tash e ka më të lehtë pasi menaxhon shumë kompani të suksesshme.

Ajeti njihet si “fenonomen” në Gjermani, pasi që pasioni i tij për punën dhe menaxhimin ka arritur që të triumfojë jo vetëm në arritjen e të mirave materiale, por edhe të bëhet simbol i të bukurës, simbol i estetikës, e për këtë, mjafton të shohim tek stadiumi i Bayern Munchenit apo i Dortmundit, tek këto dy mrekulli të futbollit, e ku ka qenë pikërisht “dora” e Xhevdeti shqiptarë, që ka lënë gjurmë e me të cilën mund të krenohen të gjithë shqiptarët anë e kënd globit.

Allianz Arena është një stadium i cili ndodhet në veri të Mynihut, Gjermani. Në këtë stadium lozin dy klube profesioniste si FC Bayern dhe 1860 München

Kujtojmë së z. Ajeti ka ndërtuar mrekulli në vete në Munchën, pikërishtë stadiumin e Bayernit të Munchenit “Allianze Arenan”, e tash paramendojeni se cka është në gjendje të bëjë në Koaovë apo Shqipëri, apo kudo tjetër në tokat shqiptare. Absolutisht nuk mundemi ta harrojmë as pjesën e humanizmit, karakteristikë e shqiptarit, që gjithmonë ka ndarë për të tjerët diçka nga vetja. Xhevdeti është sponsor gjeneral i klubit futbollistik shqiptar në qytetin e tij, asnjëherë nuk ka hezituar të jetë i pari kontribuues nëpër xhamia apo shkolla për komunitetin shqiptarë, saherë që i kanë kërkuar, por edhe shumë bamirësi tjera, për të cilat Xhevdeti në fakt as nuk dëshiron të flasë.

Pra, ky është Xhevdet Ajeti, shembulli i një shqiptari të mirë e punëtorë, një pasqyrë e mirë e diasporës tonë në Gjermani, shembull të cilin duhet ta ndjekin çdo shqiptarë në perëndim, sigurisht se jo të gjithë mund të kenë fatin të jenë të suksesshëm si Xhevdeti, por të paktën të përpiqen e të na e zbardhin fytyrën të gjithëve.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat