Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dy bashkëatdhetarët e tij në kërkim

Diaspora

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë dy bashkëatdhetarët e tij në kërkim

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Atjon Lopçi, shqiptari 26 vjeçar humbi jetën gjatë natës në spitalin San Camillo të Romës.

Ai u operua me urgjencë pas plagëve që kishte marrë në kurriz, i goditur me thikë në lagjen Ostiense, një nga zonat më të frekuentuaranga të rinjtëe në kryeqytetin italian Romë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së premte, 23 korrik 2021, por plagët e rënda me gjithë ndërhyrjen kirurgjikale të mjekëve italianë nuk kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut shqiptar. 

 Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike. 

Sipas dëshmitarëve gjithçka ka nisur pas një sherri të dhunshëm. 

Falë dëshmive të personave që janë ndodhur në vendngjarje e hetimeve të kryera, autoritetet policore italaine kanë identifikuar autorët e krimit.
 

Ata janë dy shqiptarë të datëlindjes 1992 e 2000 pra, 29 vjeç e 21 vjeç, persona që deri më sot nuk kanë pasur probleme me drejtësinë italiane.

Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së qëllimshme e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat