Shpartallohet rrjeti shqiptar i drogës në Vjenë

Diaspora

Shpartallohet rrjeti shqiptar i drogës në Vjenë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 23:02
Ilustrim

24 persona u arrestuan gjatë një aksioni të policisë austriake, pas shpartallimit të një rrjeti droge shqiptar/kosovar, i cili ishte aktiv që nga viti 2020.

Nga të dyshuarit policia ka sekuestruar drogën dhe mbi 200 mijë euro, raporton vienna.at.

Personat e arrestuar të cilët dyshohet se janë trafikantë droge, janë të moshave midis 18 dhe 48 vjeç.

Sipas mediave austriake, të dyshuarit kishin shpërndarë biznesin e tyre të trafikimit në qarqet: (Bezirk-e) e Vjenës si: Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.

Në Favoriten, ata dyshohet se e shisnin drogën nëpër kafene të ndryshme, ndonjëherë në rrugë ose në vetura. Në vetura ata bënin edhe marrëveshjet për shit-blerjen.

Bimët narkotike ata dyshohet se i kultivonin në një sallë të madhe në Austrinë e Ulët. Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, u zbuluan 2,000 bimë të cilat do të kishin prodhuar 80 kilogramë drogë narkotike.  

Me këtë rast, u sekuestruan 3.1 kilogramë kokainë dhe 204 mijë euro para të gatshme.

Po ashtu edhe tri vetura, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportin dhe shitjen e drogës, janë sekuestruar nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat