Dy shqiptarë lihen të plagosur në derën e spitalit në Itali

Diaspora

Dy shqiptarë lihen të plagosur në derën e spitalit në Itali

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:22
Ata janë lënë në derën e spitalit nga një makinë

Dy shqiptarë të plagosur janë lënë para derës së spitalit “Careggi” në Firence të Italisë.

Ata janë lënë në derën e spitalit nga një makinë, e cila më pas është larguar me shpejtësi.

Mediat italiane shkruajnë se të dy janë të moshës 35 deri në 40 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.

Njëri prej tyre ndodhet në terapi intensive, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar fraktura të shumta. Mësohet se ky i fundit është i vetëdijshëm, por nuk ka pranuar të japë informacione mbi atë që ka ndodhur.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat