Arrestohet shqiptari në Austri, sulmoi nënën dhe kërcënoi vëllaun me thikë

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Austri, sulmoi nënën dhe kërcënoi vëllaun me thikë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:39
Policia austriake

Policia austriake është lajmëruar pasditen e djeshme për bërtitma që janë dëgjuar në një banesë në Vjenë.

Mësohet se shqiptari nga Kosova ka sulmuar nënën e tij dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain.

22-vjeçari mësohet se prej disa kohësh ka qenë i dhunshëm.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar përkohësisht hyrjen në banesë dhe takimet me anëtarët e tjerë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat