Pushka e Prekazit në kërkim të lirisë së Kosovës

Diaspora

Pushka e Prekazit në kërkim të lirisë së Kosovës

Nga: Skënder Karaçica Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:43
Shaban Jashari

Kullën e Shaban Jasharit në Prekaz të Drenicës, më 22 janar 1998 e sulmuan herët në mëngjes forcat serbe më tërë arsenalin e armatimit.

Pas këtij sulmi serb kundër familjes Jashari,morëm udhë në orët e mbrëmjes me Avdyl Jashari dhe arsimtarin Latif Sallahu për në Prekaz për të vizituar kryefamiljarin Shaban Jashari.

Në dyert e odës na pritën disa burra të lagjes Jashari të Prekazit dhe hymë brenda, duke u përshëndetur sipas traditës së odës shqiptare në Drenicë.

Shaban Jashari që shihej në fytyrë se kishte mbetur pa gjumë dhe i lodhur nga krismat e pushkëve, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe siç thoshte të tokës së vet në Drenicë,na dëshiroj mirë se keni ardhur...!

Arsimtari Latif Sallahu me aparatin e tij i bëri disa fofografi në odën e Shaban Jasharit në Prekaz të Drenicës, ndërsa plaku me plis të bardhë sikur në fytyrën e tij lexohej tërë historia e përgjakur e Drenicës në luftë më Serbinë e krajlave dhe të kohës së Rankoviqit dhe të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

Në këtë takim në odën e Prekazit,plaku me plis të bardhë dhe i lodhur nga krismat e pushkëve më forcat paramiltare të Serbisë, duke i fshirë djersët e ballit, nisi e tha zëshëm:

- Hasmi serb erdhi e na sulmoi në shtëpinë dhe në pragun e tokës tonë në Drenicë.Ne ia kthyem pushkën bashkë me nipin tim të vogël, që në orën e zjarreve të krismave të pushkëve, erdhi afër meje dhe më ndihmoj me fishekët e pushkës time,ishin këto rrëfimet e Shaban Jasharit para burrave në odën e Prekazit.

Dikush e mori fjalën dhe në odë folën edhe burrat tjerë që,në këto çaste të luftës së familjes Jashari me forcat e Serbisë kishin ardhur për të qëndruar në krah të burrit të Drenicës, Shaban Jashari me familjen e tij.

Për fund e kam parë se si Shaban Jashari me familje ishte bërë gati që në çdo moment të bëjë ballë hasmit të Serbisë dhe,për një çast ai foli edhe një herë:

- Nuk e kemi ndërmend që të lëshojmë pragun e shtëpisë dhe tokën tonë, ishte porosia e Shaban Jasharit në odën e tij në Prekaz dhe si kushtrim i Drenicës, bëhuni gati të luftojmë bashkë për lirinë e Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat