Gjendet i vdekur një shqiptar në Belgjikë

Diaspora

Gjendet i vdekur një shqiptar në Belgjikë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:51
Ilustrim

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit Roeselare, në Belgjikë.

A2 CNN raporton se personi i vdekur është shtetasi K.T., ndërsa rrethanat në të cilat ai ka vdekur janë të paqarta.

Mediat belge raportojnë se trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat