Vrasja e të riut, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Para se të arrinim në udhëkryq…

Diaspora

Vrasja e të riut, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Para se të arrinim në udhëkryq…

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 19:05
Arrestimi

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të tjera nga dëshmia e 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar ditën e djeshme për vrasjen e Alkis Kampanos. Sipas raportimeve, ai e ka pranuar se ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi, por e ka mohuar që të ketë pasur gisht ai vetë në vrasje. Sipas tij, autori është 21-vjeçari grek G.K.

I riu citohet të ketë thënë: Pas një farë kohe u kthyem të gjithë në zyrat e Shoqatës në Germanos të Patrës së Vjetër. Aty mbërritën personat e tjerë që hipnin në dy makinat e tjera, mes tyre edhe GK, i cili para të gjithëve tha në mënyrë karakteristike: “Bëra shumë… Aty e harrova kosën”.

 “Kurrë nuk e kam menduar se një incident i tillë do të kishte pasoja fatale,” shtoi ai.

Siç ka treguar i riu shqiptar, ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij Citroen IX, në një tjetër tip “Renault” ndodheshin tre të pandehurit e tjerë dhe katër të tjerë në një Polo, ku ndodhej edhe GK, i cili ka pasur kosë.

“Para se të arrinim në udhëkryq…makina Polo papritur u kthye majtas. Ndaluam dy makinat që udhëtonim dhe pritëm në rrugën e Plastirës. Ata që ndodheshin në automjetin tjetër na bënë shenjë që të zbrisnim. Vlen të theksohet në këtë pikë se as unë dhe as personat që udhëtonin në makinën time nuk mbanin armë, thika apo ndonjë instrument tjetër që mund të kishte si pasojë plagosje fatale. Dhe lufta filloi.”

Më pas 23-vjeçari pohon: “…Nuk e kam tërhequr frenën e dorës dhe makina nisi të zbresë. Ndërsa të gjithë kishin arritur tashmë në pikën e përplasjes, unë u ktheva menjëherë në makinë dhe tërhoqa frenin e dorës. E lashë derën e shoferit të hapur, dola nga makina, por kur pashë se çfarë po ndodhte në pikën e përplasjes, u tremba dhe nuk u afrova kurrë. Kur kuptova që situata kishte dalë jashtë kontrollit…Kur pashë që po përplaseshin, duke bërtitur dhe duke sharë, bërtita i tmerruar:  Hajde ikim, hajde ikim.  Shumicën e detajeve rreth përleshjes i mësova më vonë”.

Sipas 23-vjeçarit, “në atë moment nuk e dinte që dikush ishte rrezikuar.

 “Tashmë njerëz të Shoqatës ARIS filluan të vijnë drejt nesh duke hedhur sende dhe karrige, të gjithë ata që kishin zbritur nga makinat tona u kthyen me shpejtësi dhe hipën”, thekson ai edhe për largimin e tyre nga vendi.

Megjithatë, 23-vjeçari, pavarësisht se nuk u identifikua si autori natyror i vrasjes, sipas përshkrimeve të të arrestuarve thonë mediat greke, përshkruhet si personi që u jepte urdhër huliganëve të rinj. Sipas njoftimit, në fakt, sulmi dyshohet se ka qenë ide e 23-vjeçarit shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat