Gjendet e vrarë familja shqiptare

Diaspora

Gjendet e vrarë familja shqiptare

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 22:02) - Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në zonën e Andravidës në Ilia, ku një familje shqiptare me 4 anëtarë është gjetur e masakruar brenda banesës.

Informacionet e para nga mediat lokale për masakrën, raportuan se babai vrau gruan , dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra. Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej se u krye nga ish-bashkëshorti i gruas shqiptare, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë të vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fryt i martesës së tij të mëparshme me viktimën.

Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.

Sipas raportimit në mediat greke, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë.

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë.

Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.

Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor. 

 

***

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia.

Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për një masakër, ku babi shqiptar vrau gruan e tij fillimisht, më pas dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.

Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej nga ish-bashkëshorti i gruas, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Kurse e ka lënë të gjallë vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat