Bisedë me veprimtarin i hershëm të komunitetit shqiptar në SHBA, Gani Perolli

Diaspora

Bisedë me veprimtarin i hershëm të komunitetit shqiptar në SHBA, Gani Perolli

Nga: Beqir SINA – New York Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:44
Gani Perolli

Sipas Bajram Mjekut, veprimtari i hershëm e komunitetit shqiptar Gani Perolli, i cili jeton në New Jersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1956, është nga të vetmit të gjallë që ka takuar Fan Nolin.

"Takimi me një bisedë interesante deri tash të panjohur për ne, më saktë takimin e parë së bashku me babën e tij Hamit Perolli me ish-kryeministrin shqiptar Fan Noli, ka ndodhur në vitin 1956 në apartamentin e Nolit në Boston të Shteteve të Bashkuara" ka shkruar Mjeku.

Teksa, Perolli ka treguar se : “Kur mbaruam vizitën, Fan Noli na i dhuroi disa tituj librash mua dhe babës. Ndërsa më vonë, Nolin e kemi vizituar edhe një herë tjetër në apartamentin e tij dhe kësaj radhe shoqëroheshim nga miku i tij i ngushtë, Qerim Panariti. Së bashku me babën, morëm pjesë edhe në meshat e peshkop Nolit në Boston, pasi edhe jetonim në këtë qytet, por e kemi vizituar edhe më vonë në New York, dhe jemi përshëndetur pas mbarimit të meshës”, citohet të ketë treguar Gani Perolli, i cili është një ndër të vetmit që e njeh mirë mbasi ai e ka takuar Nolin gjashtëdhjetë e gjashtë vjet më parë.

Shkas për të zhvilluar një bised me Gani Perollin, u bë një protestë e disa shqiptarve në Bronx - New York, në fillim të Shkurtit, kur një grup aktivistësh me në krye aktivisten Ornela Beshiri dhe ish këshilltari Mark Gjonja, organizojë një protestë, kundra këshilltares së bashkisë Majorie Velaskuqez me pretendimin se : "Po bllokohet riemërtimi i rrugës për nder të Fan Nolit".

Si e shikoni ju këtë reagim të disa shqiptarve në Bronx ? muajin e kaluar

Gani Perolli : Përsa i përket emertimit të një rruge në Bronx me emrin e tij, jam krejt indifferent. Ajo nuk prishë asgjë, dhe as nuk ndreqë asgjë. New York-u dhe as SHBA, nuk i kanë asnjë borxh Fan Nolit. Ai përkundrazi nuk qe sjellur mirë ndaj vendit ku jetoj tërë jetën e tij- Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pëk këtë ai qe quajtur “Peshkop i Kuq”(Albania's "Red Bishop" Fan Noli ... Liberation) me plot të drejtë.

Përse tani? dhe, përse në New York, e jo në Boston? Ku Kisha e Shën Gjergjit e mban emrin e tij - vetëm brenda mureve të Kishës, dhe e ka ikonën e saj kishtare

Gani Perolli : Kisha e Shën Gjergjit në Boston e ka ikonën e vet Nolin, dhe ashtu si thua ti pajtohem se emrin e tij e mban vetëm brenda mureve të Kishës. Mbasi kjo kishë e ka ikonën e saj kishtare. Kjo mendoj se është edhe arsyeja që as edhe një përfaqësues i Kishës Ortodokse Shqiptare, nuk mori pjesë në protestën e t'ju bashkëngjitej reagimit të aktivisteve shqiptar.

Problemi është se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në trojet shqiptare, e njohin Nolin kryesisht falë propagandës komuniste 50-vjecare, dhe askush tjetër nuk e njeh Nolin më mirë se sa komuniteti shqiptaro-amerikan dhe dishepulli i tij At Artur Liolin. Megjithë përpjekjet e tri-dekadave të fundit që janë bërë për t'i rrëfyer historisë të vërtetën e aktivitetit të shumëanshëm të Nolit, jo nga goja e rregjimeve, por nga goja e bashkëkohësve të tij në Amerikë, përsëri jemi të "ushqyer" vetëm me Propagandën komuniste dhe atë ideologjike 50-vjecare.

Gani Perolli : Përsa i përket biografisë së Fan Nolit, të gjithë ne informatat i kemi mësuar nga rregjimet sllavo-komuniste, të shkruajtura me qëllime të caktuara, që janë më shumë propagandë se çdo gjë tjetër. Këto rregjime erdhën në Shqipëri nga Rusia Bollshevike, njëra në Qershor të 1924 me në krye Fan Nolin, e tjetra ne 1945 me në krye Enver Hoxhën. Të dyja këto qënë të organizuara dhe të financuara nga Rusia e Madhe.

Nuk ështe që ka rezistencë, por pakkush e din biografinë e vërtetë të tij.At Arthut Liolini nuk dij sa din, por mendoj që ai nuk merrët me këte gjë.Fan Noli ka qënë kundërshtar i familjës së tij, por këta jo kundersharë të tij. Arsyen nuk e dij. Unë kam një artikull të shkruar për Fan Nolin që nuk e kam botuar, por mendoj që është mjaft objektiv i cili nuk do të jetë i mirëpritur, edhe mund të keqkuptohët.

Zoti, Perolli, le të ndalemi pak edhe te figura e Fan Nolit, në komunitetin Shqiptar në Amerikë, Ju dhe babai i ytë i ndjer, e keni njohur personalisht, madje edhe e keni takuar në Boston dhe New York. Si edhe kur e keni njohur Fan Nolin?

Gani Perolli : Në përgjegje të pyetjës se si e njoha Fan Nolin, kjo është përgjegjëja ime: Familja ime (e Hamit Perollit) kemi zbritur ne aeroportin qe tash quhet J. F. Kennedy me 8 Tetor, 1956. Aty na kanë pritur shqiparo-amerikanët vëllezërërit Kosmo me dy makina e na kan çuar në qytetin Boston, ku kemi jetuar me shumë se një vit. Kemi takuar Fan Nolin dy herë me babën tim të shoqëruar nga z. Robis, kryetar i shoqatës “Amerikan- Albanian VWII” të veteranëve të Luftës së Dytë. Herën tjetër me Qerim Panaritin. Madje kam edhe disa artikuj ku i kam dokumentuar këto takime.

Sa komplekse duket figura e Nolit në këto kontekste : Fetar ? Patriot ? Nje lloj dëshmori Intelektual ? apo një Politikan i "kuq" ?

Gani Perolli : Për pyetjën tende: Sa komplekse dukët figura e Nolit si Fetar? Patriot? Një lloj dëshmori intelektual? Apo një politikan i “kuq”? Mendoj se nuk është aq komplekse, sa duket për veçse e mbëshefur. Nuk është se nuk e din askush, por është që e din një numbër shum i vogël. Patriot jo. Noli nuk ka besuar në një Shqipri etnike. Ai i ka konsideruar troje e lëna jasht shtetit shqiptar veç si minoritete, dhe probleme te Greqisë, Serbisë, etj. Noli miqët më të mirë të shqiptareve i ka konsideruar sllavët dhe Grekët. Ai ka qënë në kundërshtim me idetë e kombtarizmit shqiptar, dhe ato të rilindësave tanë. Fetar: Ndoshta. Kjo do të ishte merita e tij më e madhe, por ka pikpyetje. Dëshmor intellectual Jo!!!

Sipas, polemikave me Nolin, patriotët vatran të kohës kan thënë se : "Ai(Noli) u besonte totalisht përfaqsuesve të Shtetit Shqiptar të asaj kohe, që zbarkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misione diplomatike pranë OKB-se. Ata kan rrëfyer se Noli konfrontohej me të ardhurit si emigrante politikë(të arratisurit) që kishin ikur nga regjimi i Hoxhës. Përse?

Gani Perolli : Ka një pyetje enigmatike : A u mashtrua nga agjentët e Enverit në Amerikë Noli?: Jo! sepse, Noli ishte shumë i zgjuar dhe nuk ishte aspak naiv .Por, shif me kënd u takua në Amerikë: me Beqir Ballukun dhe shefat e misionit shqiptar në OKB disa herë. Pra, kjo tregon se Noli, asnjëher nuk është që u mashtrua, por se ishte i të njejtës ideollogji. I kuq? Sa të duash!

Përse? po ndodh me ne shqiptarët që duket se me tendenca duan të kthejnë në tema në debat historik, figura të tilla,: Ahmet Zogu, Faik Konica, Fan Noli, Martin Camaj, At Gjergj Fishta, dhe së fundi Xhaferr Deva

Gani Perolli : Pergjegjja ime do të ishte kjo : duke parë këtë listë të këtyre përsonave, bëhët pytja: Si u zëdhën këta persona? Më çfar kritere? Pse u lanë jasht persona po aqë të merituar?, edhe më të merituar? Shumë prej tyre kanë qënë personalitete kontraversiale gjithnjë. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët. Pse të futën të gjith në një thes?! Dukët që lista është bërë pa kritere fare. Dhe, e dyta: Arsyeja që më shtyri mua për të shkruar për Xhafer Deven qe, pasi pashë shum debate televizive, ato nuk më kënaqen as pjeasërisht se kishte brum në këto debate, dhe vendosa me shtua diçka reale me qëllim të një kontributi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat