Kur fillon mbarë, nuk mungon as organizimi

Diaspora

Kur fillon mbarë, nuk mungon as organizimi

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:11
Lëvizja Vetëvendosje

Një fjalë e urtë thotë: Dita e mirë, shihet në mëngjes!

Nëse është kjo thënie e vërtetë, atëherë edhe në LVV në diasporë, përkatësisht ne qytetin Halmstad të Suedisë, mbretëron një atmosferë e mirë organizimi sa i përket këtij subjekti politik.

Më datë 10 prill 2022 nga ora 13:00, LVV Pika në Halmstad ka organizuar një tubim me anëtarësinë e tyre rreth përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme, që do të mbahen këtë vit në këtë subjekt politik.

Këshilli organizativ i Pikës me në krye kryetarin e Pikës së regjionit Halland, Liridon Tetaj dhe sekretarin organizativ Haxhi Shabani, organizuan tubim me anëtarët e LVV-së rreth përgatitjeve të sipërshënuara, pra për zgjedhjet e brendshme të subjektit për strukturat e reja drejtuese.

Të pranishmit me rastin e hapjes se tubimi i përshëndeti koordinatori i Qendrës së LVV-së në Suedi Zenel Zeneli, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit, i falënderoi për pjesëmarrje dhe filloi me shfletimin e rendit të ditës për këtë tubim. Zeneli fillimisht i njoftoi të pranishmit se qëllimi i këtij tubimi është që të fillojnë përgatitjet për krijimin e një rregullore të re për organizimin dhe funksionimin e Qendrave të LVV-së në diasporë.

“Do fillojmë më herët, ngase në muajin maj duhet të jemi të gatshëm t’i prezantojmë të gjitha ndryshimet, plotësimet që do i bëhen rregullores së punës të subjektit tonë politik në diasporë, ngaqeë ka çështje që nuk përputhen apo nuk i përshtaten statusit sa i përket diasporës. Për një punë të këtillë si Qendër kemi themeluar grupin punues që përbëhet nga 14 anëtarë: Koordinator i Qendrës Zenel Zeneli, anëtarë në grupin punues: 1.Arianit Kurti, 2. Bekim Kalorsi, 3. Fatos Durmishi, 4. Flamur Musa, 5. Haki Ramadani, 6. Hysen Aliu, 7. Hysni Haxha, 8.Kimete Bexheti, 9. Labinot Dakaj, 10.Liridon Tetaj, 11. Valon Isufi, 12. Ylfete Ilazi dhe 13. Zylfije Gervalla.

Ky grup punues do të propozojë draft propozimin e rregullores në mënyrë që të mos hendikepohet as statusi kur është në pyetje diaspora. Në debatin e një numri të anëtarëve, u vërejt se janë të gatshëm që sa më shpejt të fillojnë punën në mënyrë që të mos pengohen zgjedhjet e sivjetme brenda subjektit politik, dhe të përputhen me status edhe qëndrimet dhe objektivat e diasporës. Në fund të tubimit të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje koordinatori i Qendrës dhe Kryetari i pikës në Halmstad, Pikë kjo e cila deri më tani numëron dhjetëra anëtarë të rregullt, të cilët në mënyrë vullnetare si anëtarë angazhohen në Qendrën e LVV-së në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat