Festa e vitit të ringjalljes së shkollës shqipe në Treviso

Diaspora

Festa e vitit të ringjalljes së shkollës shqipe në Treviso

Nga: Gëzim Muçolli Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:29
Festa e vitit të ringjalljes së shkollës shqipëe në Treviso

Edhe sivjet nxënësit shqiptarë dhe prindërit e tyre bashkë me mësuesit organizuan festën tashmë tradicionale në Quinto di Trevizo. Me ftesë të tyre kishin ardhur edhe të ftuar nga qytetet tjera si dhe miq e dashamirë të komunitetit shqiptar i cili në provincën e Trevizos dhe në Veneto njihet për të mirë dhe merret si shembulli mirëfilltë i integrimit dhe multikulturalitetit.

Ditën e shtunë me 28 maj në lokalet e parrokias në Quinto di Treviso në via Graziati nr.2,,Shkolla shqipe e mësimit plotësues mbylli me sukses vitin shkollor 2021-22. Salla e stolisur me flamuj kombëtar e shtetëror të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë ishte e gatshme për fillimin e festës e cila po hetohej edhe nga zërat gazmorë të fëmijëve.

Tubimin e hapi koordinatori i shkollës dhe veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptar prof. Bajram Desku i cili foli për punën me nxënësit në këtë vit shkollor të suksesshëm pas pauzës së detyrueshme të diktuar në vitin paraprak për shkak të masave shtërnguese të qeverisë italiane për të mbrojtur popullsinë nga efektet shkatërruese të pandemisë së Covid-19.

Kthimi i nxënësve në shkollën shqipe në Quinto ishte një sfidë e madhe duke marrë parasysh pasojat e dëmshme që u vërejtën në vijimin e mësimit plotësues në shkollat e tjera në pjesë të tjera të Italisë. Mësimet i ndoqën 22 nxënës të cilët mezi prisnin ardhjen e ditës së shtunë per tu takuar mes veti dhe me mësimdhënësit Shkurte Zogaj dhe Bajram Desku si dhe me mësuesin e palodhshem te valleve kombetare shqipe korreografin Muamer Murtezani.

Mësuesi i nderuar Bajram Desku i cili është edhe kryetar i Shoqatës humanitare-kulturore shqiptare “Shën Nënë Tereza” të Trevizos në hapje të këtij tubimi festiv foli edhe për veprimtarinë e gjerë të anëtarëve të dalluar të këtij komuniteti të cilët njihen edhe për shembullin e integrimit të shkëlqyer në shtetin italian.

Përveq organizimit të suksesshëm të përvjetoreve të Manifestimit kushtuar shenjëtores shqiptare Nënë Terezes. monumenti i së cilës zbukuron njërin

nga sheshet e qytetit të Quintos, jehonë të madhe patën edhe aksionet e grumbullimit të mjeteve financiare nga ana e afaristëve shqiptarë për të ndihmuar regjionin Veneto në përballimin e efekteve të krizës së punës dhe varfërisë së familjeve, të krijuara nga pengesat në punë e në prodhim.

 

Ai falenderoi të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar dhe përkrahur shkollën shqipe, aktivitetet kulturore të komunitetit si dhe realizimin e projekteve të mirëfillta. Emrat që meritojnë respekt nga të gjithë ishin ato të afaristëve dhe veprimtarëve të mirenjohur si psh: Hetem Zogaj, Bedri Suka, Albert Bashota, Rrahim Krasniqi, Xhevat Zemaj, Imer Berisha, vëllezerit Murat dhe Gazmend Bytyci, Mursel Kodra, Elmi Vrenezi,Anton Gjoka dhe Gezim Mucolli.

Me këtë rast vlenë të përmendet edhe projekti i fundit ku afaristi Hetem Zogaj dhe firma e tij “AZ Costruzioni” kanë restauruar fasadën e parrokias aty ku janë lokalet ku i zhvillon aktivitetet mësimore shkolla shqipe. Hetemi me punëtorët e tij pa pagesë kanë ngjyrosur muret duke merituar edhe lavdatat e shprehura plot respekt edhe nga prifti Don Stefano Bressan dhe besimtarët e kishës së Quinto di Trevizo në Buletinin javor kishtar të 28 majit.

Për ta kujtuar rolin konstruktiv si dhe kontributin vullnetar te firmës “AZ Costruzioni”, shoqata “Shën Nënë Tereza” e shpërbleu me një mirenjohje të veçantë afaristin e dalluar z. Hetem Zogaj.

 

Mysafir nderi i veçante i kettij manifestimi ishte edhe Don Matteo i cili kishte qenë njëri nga ata që para disa vitesh i besuan dhe e përkrahën mësues Bajramin për të hapur shkollën shqipe duke i ofruar edhe lokalet e kishës pa kurrfare kompenzimi material, Me këtë rast në emër të shoqatës shqiptare, kryetari Bajram Desku i dha si çmim një targë mirënjohje për kontributin e tij human, shoqëror dhe religjioz në afrimin e komunitetit shqiptar dhe shoqërisë italiane.

Gjatë këtij aktiviteti u bë edhe ndarja e çertifikatave të vijueshmërisë të cilat për herë të parë u bënë unike në emër të Këshillit të Mësuesve Shqiptarë në Veneto. Ato ua dhanë nxënësve të vegjël mësues Bajrami dhe mësuese Shkurta duke iu dëshiruar pushime të këndshme si çdo vit në vendlindje të prindërve të tyre në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.

Duke e udhëhequr me plot sukses këtë tubim madhështor, z.Bajram Desku i përmendi dhe përshendeti me emra të gjithe mysafirët e ftuar e edhe ata që për arsye të angazhimeve të pashtyera nuk kishin mundur të jenë prezent. Pastaj i ftoi me radhë plot respekt e nderim për bashkëpunim të ndërsjellë duke ua dhënë fjalën atyre që ishin prezentë.

E para foli zonja Leonora Zefi, kryetare e shoqatës shqiptare “Teuta” e cila kishte ardhur nga qyteti Trento i regjionit fqinj Trentino-Alto Adige. Duke uruar të pranishmit për festën e mrekullueshme ajo foli edhe për punën dhe projektet e ardhshme të shoqatës kulturore që ajo udhëheq, ku dha mjaft shpjegime për projektin e fundit për punimin e Obeliskut kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe vendosjen e tij në parkun qendror në Trento. Ajo foli për vështirësitë e mëdha për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e kësaj vepre monumentale arti që duhet ta bëjë të ndihet krenar çdo shqiptar. Meqenëse për të ecur përpara me punimet e këtij projekti atdhetar duhej paguar si paradhënie gjysma e mjeteve financiare, zonja Zefi e ka parë të nevojshme të marrë kredi në emër të saj në Bankën e Trentos dhe ka paguar 20 mijë euro anticip. Shoqata ka kohë që apelon për ndihmë te të gjithë anëtarët dhe qytetarët tonë për ta ndihmuar në realizimin e këtij projektit por deri më tani në mënyrë sinjifikative janë përgjegjur afaristi kosovar nga Bolzano i nderuari Elmi Vrenezi i cili ka dhuruar tremijë euro si dhe afaristët nga Shoqata e “Shën Nënë Terezës” nga Treviso me rreth njëmijë euro. Kryetarja Leonora Zefi përmendi edhe kontributin e patriotave tonë të tjerë si dhe të miqve italianë: Kujtim Manaj me 1200 euro, Marjan Bunaj me 1100 euro, Bardhyl Durmishi me 1000 euro, Francesca Bosetti me1000 euro, Marco Viola 1000 euro, pastaj me nga 200 e 100 euro, Ernest e Flora Martini , Terezina Pacaj , Alfred Bahaj, Shoqata Kulturore “Bashkimi kombëtar” nga Bassano del Grappa, Tritan Myftiu, e të tjerë, ku i ftoi edhe njëherë të gjithë shqiptarët zemërmirë që të vazhdojnë të dhurojnë e të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti madhështor që do ta nderojë komunitetin shqiptar në Itali.

Me pastaj fjalën e morën edhe mysafirë të tjere të ardhur nga qytetet tjera si zonja Miradije Avdullahu-Zymeri kryetare e Shoqatës kulturore “Ardhmëria” nga Arzignano e Viçencës, Sami Binakaj kryetar i Shoqatës “Kosova”dhe Valdet Tahiraj aktivist nga qyteti Portogruaro, pastaj Mursel Kodra nga Prekazi legjendar, Xhelal Shaqiri ish ushtar i UÇK-së dhe Gëzim Muçolli nga Padova. Poashtu takimin e përshëndeti edhe Esantila Musaj, vajza e profesorit të ndjerë Selim Musaj, ish kryetar i Lëvizjes Kombëtare “Unikomb” e cila pasi falenderoi Bajramin për ftesën që i kishte bërë vajzave dhe bashkëshortes së bacit Selim, kujtoi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjelle që pati babai i saj me shoqatën “Shën Nënë Tereza” dhe të gjitha shoqatat shqiptare në Itali.

Në fund të këtij manifestimi festiv nxënësit e shkollës shqipe “Shën Nënë Tereza” të prirë nga mësuesi i valleve Muamer Murtezani luajtën me mjeshtri dhe zell të madh vallet e bukura që i kishin mësuar gjatë këtij viti duke e zbukuruar dhe rritur vlerën dhe madhështine e artit shqiptar.

Kurse për ta bërë edhe më të madhe festën prindërit e kësaj shkolle për nxënesit dhe mysafirët kishin përgatitur një banket me ushqime tradicionale të kuzhinës autoktone kosovare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat