Diaspora e Doblibares punojnë por edhe gjejnë kohë të argëtohen së bashku

Diaspora

Diaspora e Doblibares punojnë por edhe gjejnë kohë të argëtohen së bashku

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 10 qershor 2022 Në ora: 18:39
Diaspora e Doblibares në Zvicër, gjithherë aktive dhe e bashkuar

Ja sa magjike duket kjo foto e një tubimi të bashkëatdhetarëve tanë nga Doblibarja, që mbanë datën aktuale të 6 qershorit të këtij viti në Hirschenpark të Luzernit, me çrast duhet ta quajmë edhe si një aheng i hareshëm familjar ku muarën pjesë shumë familje dhe i madh e i vogël, duke kaluar çaste të mira pushimi dhe argëtimi.

Dëshiroj të ju flas edhe për një rini të mrekullueshme, që lë mbresa dhe prek me mirësjellje të shkëlqyera, e cila sinqerisht përveq se është unike dhe e harmonizuar duke u marrë me aktivitete të ndryshme sportive e kulturore, njëkohësisht dashurinë për atdhe dhe të afërmit e vet nuk e largon në asnjë moment, kjo e dëshmon edhe për faktin kur njëri prej tyre thotë, 5 herë isha në Kosovë, vetëm këtë vit.

Në mesin e kësaj rinije ka edhe të vjetër, sepse gjenerata e vjetër do të ishin lisat e parë që pastaj i shtrijnë edhe degët e veta, jo për të braktisur atdheun e tyre, por për të krijuar kushte më të mira të jetës, që dikur u detyruan ta bëjnë një gjë të tillë edhe pa dashur, por duke menduar të qëndrojnë jo aq gjatë dhe me vite të tëra largë atdheut dhe të afërmëve të vet.

Për fat të mirë sot gjeneratat e reja, sikur kjo rini e mrekullueshme i ka të gjitha kushtet e jetës, dhe është e dëshmuar se e ka edhe orientimin e mirë, si në shkollim, të cilin e ka prioritet të parë, por edhe punën, pa të cilën nuk mund të prezentojmë mirëqenjën tonë, e në veçanti këtu në Zvicërr, ku puna është çelsi dhe modeli i jetës.

Rinija e fshatit Doblibare, nga komuna e Gjakovës, e ka dhënë shpesh herë provimin e saj me nota të mira, me çrast na bënë krenar në një mënyrë, së pari me integrimin e saj në mesin e shoqërisë njerëzore ku jetojnë dhe punojnë, si dhe përmes aktiviteteve sportive, por edhe humanitare, sa herë që e ka kërkuar nevoja.

Të shumtë janë ata që kërkojnë të u bashkangjiten kësaj rinije të vyeshme, duke i joshur shpeshherë edhe të vjetrit, ku edhe ata arrijnë të përshtaten aksioneve të tyre, në veqanti aksioneve vullnetare humanitare, por edhe organizimeve e tubimeve familjare, duke përfshirë nga gjitha kantonet ku punojnë dhe jetojnë në Zvicërr.

Në të shumtën e rasteve organizimet e tubimeve shfrytëzohen në kohën e festave të shtetit zvicërran, sikur janë festat shtetërore por edhe fetare, ku qëllojnë ditë pushimi për punëtorët e këtij vendi, që shpesh herë i përshtaten edhe këtyre organizimeve sikur edhe e këtij lloji, ku njeriu ka mundësi dhe nevojë jo vetëm të pushojë, por edhe të argëtohet me familje dhe shoqërinë e vet.

Tubime të tilla pothuaja sikur janë bërë edhe tradicionale nga të rinjët e Doblibares, apo (Ballë Drini) që organizohen 2-3 herë në vit në gjitha kantonet e Zvicrres, duke përgaditur ushqime të ndryshme, poshtu edhe tradicionale.

Më e rëndësishmja e të gjithave sikur edhe në rastin e këtij tubimi, me fjalë të urta dhe të buta mund t’u themi fëmijëve tanë, se kush jemi dhe duke i njoftuar në mes vete si fëmijë të një fshati e qyteti dhe me preardhje nga një atdhe i përbashkët e i shtrenjtë, duke qenë në lidhje më të dhe gjatë gjithë jetës kudo që veprojmë dhe jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat