Atentat në qendër të Brukselit, plagoset rëndë një shqiptar

Diaspora

Atentat në qendër të Brukselit, plagoset rëndë një shqiptar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:02
Bruksel

Një 43-vjeçar shqiptar ishte shënjestër i një atentati me armë zjarri mbrëmë, 11 qershor, në qendër të Brukselit.

Ngjarja ndodhi në kagjen Place De Brouckère, pranë bulevardit Adolph Maxe, në orën 20.20 të së shtunës.

Burri 43 vjeçar nga Shqipëria, gjendej në qendër të kryeqytetit belg kur u qëllua me armë zjarri nga një person i cili pasi e la të shtrirë përtokë u largua me shpejtësi.

Autori qëlloi gjashtë herë në drejtim të 43 vjeçarit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat