Arrestohet dentistja shqiptare, dyshohet se e vrau të fejuarin e saj

Diaspora

Arrestohet dentistja shqiptare, dyshohet se e vrau të fejuarin e saj

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:52
Dentistja shqiptare

Një dentiste shqiptare është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë të fejuarin e tij.

Rasti ka ndodhur në Lummen të Belgjikës.

I fejuari i saj piloti i Qatar Airways Robby Claes, u gjet i vdekur në shtratin e tij më 20 maj.

Fillimisht hetuesit dyshohen se shkaqet mund të ishin natyrore.

Por, një ditë më pas ata urdhëruan arrestimin e të fejuarës së tij, dentistes shqiptare.

Akuzat janë mohuar nga ana e shqiptares.

Në ndërkohë gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e 44 vjeçares, duke lënë të nënkuptohet se dyshimet se ajo mund të ishte vrasësja janë tepër të forta, shkruan gazeta belge nieuwsblad-be.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat