Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari 37-vjeçar

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari 37-vjeçar

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 06:38
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pak çaste para orës 21:00 të ditës së shtunë, 2 korrik, në viale Aguggiari, Itali.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur një makinë i preu rrugën dhe e përplasi për vdekje.

Shtetasi shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura pasi familjarët nuk ishin njoftuar zyrtarisht për vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat