Ministrja Gërvalla ka një ftesë për mërgimtarët

Diaspora

Ministrja Gërvalla ka një ftesë për mërgimtarët

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 23:00
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se nesër së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit do mirëpresin të gjitëh mërgimtarët.

Kjo iniciativë është në vazhdën e ‘Karvanit të Diasporës 2022”.

Gërvalla tregoi edhe aktivitetet që do zhvillohen nesër, ku një nga to është edhe nderimi në Prekaz i sakrificës së pashembullt të familjes Jashari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Karvani i Diasporës 2022 vazhdon rrugëtimin e tij.

Nesër, më 2 gusht në orën 10, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal hapin dyert e tyre për të gjithë mërgimtarët dhe familjarët e tyre. Së bashku me Ministren Albulena Haxhiu dhe Ministrin Elbert Krasniqi ju mirëpresim në Pallatin Rilindja.

Në orën 15 Karvani i Diasporës do të jetë në Koshare për të nderuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë dëshmorë për liri si dhe familjet dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Në orën 18 Karvani i Diasporës do të nderojë në Prekaz sakrificën e pashembullt të familjes Jashari.

Ju ftojmë të gjithëve të na bashkëngjiteni gjatë ditës së nesërme si dhe gjatë ditëve në vijim.

Image
Njoftimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat