Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Diaspora

Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 15:12
Në sallën e gjyqit gjithçka ai tha ishte “një falje për fëmijët e tij”

Paraditen e sotme, rreth orës 10:25, ka dalë para Gjykatës 50-vjeçari shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare në Zakinthos Greqi.

Me pranga në duar, shqiptari shoqërohej nga efektivë të shumtë policie.

Në sallën e gjyqit gjithçka ai tha ishte “një falje për fëmijët e tij.”

Para Prokurorit Penal të Zakynthos, 50-vjeçari u shfaq i penduar për aktin e tij makabër.

Ai ka pranuar se ka goditur me thikë gruan e tij mbrëmjen e së dielës në Tsilivi të Zakynthos.

40-vjeçarja, para se të humbte jetën nga duart e bashkëshortit, kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakynthos, ku denoncoi  edhe një herë burrin e saj për  sjellje të dhunshme dhe  abuzive.

Pasi ajo është kthyer në banesë, ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, 51-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi dhe pasi gruaja nuk ishte përgjigjur kishte thyer derën.

Ai kishte nisur ta dhunonte sërish dhe në tentativë për tu arratisur viktima vrapoi tek shkallët e fqinjit, por sulmuesi e kapi atë, e dhunoi, i hodhi një vazo me lule para se ta godiste me thikë.

Më pas 51-vjeçari është zhdukur dhe u kap nga policia pas rreth 24 orësh.

Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat