Rreth 2 mijë aplikime më pak nga mërgimtarët për policat e sigurimit

Diaspora

Rreth 2 mijë aplikime më pak nga mërgimtarët për policat e sigurimit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 21:30
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Nga viti 2021 Qeveria ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes për t`u dalë në ndihmë mërgimtarëve. Në pikat kufitare në Kosovë, mërgimtarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit, të cilat më pas u rimbursohen nga Qeveria e Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar, aplikimet kanë shënuar rënie, për faktin që shumica prej tyre zgjedhin alternativa të udhëtimit dhe disa prej tyre nuk aplikojnë për rimbursim.

Me të arritur në pikat kufitare, bashkatdhetarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit. Ato janë të ndara në shumë kategori, por në kategorinë e automjeteve dhe biçikletave aplikimet kanë shënuar rënie për rreth 2000 sosh krahasuar më vitin e kaluar.

Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tregon për numrin e aplikimit në këto kategori.

“Nëse e marrim periudhën 1 janar deri më 31 korrik janë 240 mijë e 802 polisa që janë lëshu në emër të kësaj kategorie. Nëse flasim për vlerë këto 240 mijë e 802 vetura, bëjnë 4.4 milionë euro, të cilat munden me ju nënshtru procesit të rimbursimit te ministria e financave”, ka theksuar Mazreku për RTK-në.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes masa 4.5 të miratuar nga Qeveria në vitin 2021, mbështetja e Mërgatës, ka për qëllim lehtësimin e barrierave të shqiptarëve që jetojnë në Diasporë. Në intervistat e realizuara nga INDEP, disa nga mërgimtarët kanë mendime të ndryshme rreth çështjes së pagesës së policave kufitare.

Një mërgimtar mendon se kjo masë nuk është e qëlluar dhe se mjetet Qeveria mund t’i përdorte për tjetër qëllim.

Ardhje të bashkatdhetarëve ka edhe në forma të tjera. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për shifra më të mëdha të udhëtimeve me aeroplan.

Ky është viti i tretë që Qeveria mbulon policat e sigurimit nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2020 dhe 2021, polica merrej falas në kufi nga bashkatdhetarët, ndërsa këtë vit, është vendosur për rimbursim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat