Ekskluzive- Arberesha Sabani e partisë së gjelbër bartëse e listës për Parlametin suedez

Diaspora

Ekskluzive- Arberesha Sabani e partisë së gjelbër bartëse e listës për Parlametin suedez

Nga: Astrit Gashi Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:04
Arbresha Sabani

Në regjionin e Skånës në verilindje të saj, struganja Arbresha Sabani është bartëse e listës së partisë së gjelbër ( MP)

Arbresha Sabani është një politikane që punon me çështjet e shkollës, të fëmijëve/ të rinjve, barazisë gjinore dhe të drejtave funksionale.

Ajo në prezentimin e saj si kandidate për parlamentin suedez tregon:

“Gjatë rinise sime kam qenë shumë aktive në sporte të ndryshme si ping-pong për handikap, futboll dhe not. Ishte një mënyrë për mua për të qëndruar aktiv por edhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore. Gjithashtu jam mësuese e gjimnazit e trajnuar dhe e certifikuar. Një profesion që më është për zemër”

Pra pas regjionit të Halandit tashme edhe regjioni i Skanes ka mundesi reale te dergon Arbresha Sabanin në parlamentin suedez!

Të gjithë ju që jetoni në : Hässleholm, Kristianstad, Osby, Tomelilla, Simrishamn, Ängelholm, Båstad, Perstorp, Östra Göinge dhe Örkelljunga. Mos e prisni ditën e votimit por nga 25 gushti, shko në biblotekë, sallë të kultures, kudo ku enti zgjedhor hapë qendra për votim të parakohëshem, merr listen e partise se gjelbert dhe rrubullakso numrin 1 që të pushtojmë me shqiptarë parlamentin suedez.

--

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat