Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 15:30
Ilustrim

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s në Itali.

Sipas mediave italiane, Xhemal Letija po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

I riu ndërroi jetë në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të emergjencës për ta shpetuar.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat