New York/Iraniano-amerikanët protestojnë kundër Raisit në OKB

Diaspora

New York/Iraniano-amerikanët protestojnë kundër Raisit në OKB

Nga: Beqir Sina Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:17
Foto nga vendi i ngjarjes

United Nations NY : Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi mbajti të e ejten fjalimin e tij debutues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, ndërsa disa grupe iranianë amerikanë protestuan për atë që thanë ata praninë e tij në “tokën”amerikane.

Turma e të arratisurve iranian kryesisht diaspora e vjetër , në mënyrë paqësore për disa orë, të rrethuar nga barrierat e policisë hodhën sllogane të fuqishme dhe mbaninin pankarta e postera , për të protestuar ndaj pranisë së Raisit në samitin  e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Ne jemi këtu për të protestuar kundër një vrasësi masiv , diktatorit Raisi, të ashtuquajturin president i Iranit, si e quanin protestuasit në parrullat që mbanin në duar i cili u emërua nga Udhëheqësi Suprem," tha një nga protestueset, që protestonte pa shami duke shtuar se "Ai vrau, ai është pjesë krimanale e asaj skuadre të vrasjve masive  në 1988. Kohë kur Udhëheqësi Suprem ekzekutoi 30 mijë të burgosur politikë në Iran”, duke iu referuar vrasjes së të burgosurve politikë që vuanin dënimet me burg 34 vjet më parë.

Ndërkohë u bë e ditur  nga protestuesit se gjatë fjalimit të tij, në Asamblenë e Përgjithshme  Raisi ngriti lart fotografinë e Qasem Soleimanit, komandantit të Forcave Quds të Gardës Revolucionare iraniane, i cili u vra gjatë një sulmi ajror me dron amerikan jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në vitin 2020. 

Raisi, u tha se megjithatë, nuk përmendi vdekjen e Mahsa Amini që u vra në një pikë ndalimi të policisë iraniane forcave të zbatimit të hixhabit, e cila ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare.

Duke folur menjëherë pas Raisit në Asamble, Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti gatishmërinë e tij për të ringjallur marrëveshjen që ish-presidenti Trump kishte braktisur në 2018, duke bërë që Irani të fillonte të shkelte kufizimet e tij bërthamore, duke nxitur frikën se Teherani mund të kërkojë të marrë një armë atomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat