Dhe një grua e tretë denoncon përdhunuesin shqiptar në Greqi

Diaspora

Dhe një grua e tretë denoncon përdhunuesin shqiptar në Greqi

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 00:24
Spartak Dyrmishit

Një tjetër grua, e treta me radhë, ka shkuar mesditën e sotme në Departamentin e Kifisisë dhe ka denoncuar se ka rënë viktimë e përdhunuesit shqiptar 45-vjeçar, Spartak Dyrmishit.

Gruaja, rrëfen se ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, me burrin shqiptar që shkoi për ta sulmuar por në momentin e fundit arriti t’i shpëtonte kthetrave të tij.

Vetë shqiptari  u ka dhënë oficerëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë çështjen, se nuk është faji i tij, por i kokainës dhe birrës që ka pirë, ditën e goditjes së dyfishtë në Paleo Faliro.

I ftohtë me sy të akullt dhe plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte kryer, ai pohoi në dëshminë e tij se mes dy sulmeve, ai endej si një njeri i humbur në rrugët e Palaio Faliro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat