Manifestim për 28 Nëntor Ditës së Flamurit Kombëtar në Eferding të Austrisë

Diaspora

Manifestim për 28 Nëntor Ditës së Flamurit Kombëtar në Eferding të Austrisë

Nga: Miftar Zagragja Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:38
Manifestim për 28 Nëntor Ditës së Flamurit Kombëtar në Eferding të Austrisë

Shoqata Kulturore Sportive ,,Anadrini" në Eferding të Austrisë dhe qytetet përreth organizuan kremtimin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 110- të të Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar.Salla e stërmbushur me mërgimtarë ishte stolisur me flamuj e piktura,si dhe me foto të burrave të mëdhenj të kombit,veprimtaria e të cilëve ndërlidhej me këtë datë tonën historike.Manifestimin e hapi moderatorja Majinda Kryeziu, e cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë. Në vazhdim aju shkurtimisht foli për rëndësinë e 28 Nëntorit dhe për pavarësinë e Shqipërisë.Ajo rikujtoi se në ditën e 28 nëntorit të vitit 1912 në Vlorën heroike, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemail Vlora,shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kuqezi.

Prandaj, këtyre ditëve në çdo vend ku jetojnë e punojnë shqiptarët festohet kjo datë e jona historike që lidhet me Ditën e Flamurit Kombëtar dhe me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe rikujtohet se 28 nëntori shënon edhe ditën e daljes së parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.Moderatorja pastaj ia dha fjalën kryetarit të Shoqatës Kulturore Sportive ,,Anadrini” në Eferding Austri,zotëri Sherif Hajredini,i cili poashtu u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i përgëzoi për këtë festë. “Të nderuar vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,të dashur fëmijë,të rinj dhe të reja,familje dhe veprimtarë,mirë se keni ardhur në festën e madhe të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të 110-vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar.

Image
Manifestim për 28 Nëntor Ditës së Flamurit Kombëtar në Eferding të Austrisë

Të nderuar udhëheqës dhe anëtarë të kryesive të shoqatave shqiptare që veprojnë në Austri, ju faleminderit që jeni prezentë këtu që këtë kremte për 28 Nëntorin–Ditën e Flamurit

Kombëtar ta kalojmë së bashku dhe nga këtu të përcjellim urimin tonë të përbashkët për të gjithë mërgimtarët shqiptarë kudo që janë. Falënderojmë Kryesinë e Shoqatës Kulturore Sportive ,,Anadrini“në Eferding që me përkrahje financiare ndihmoi në vazhdimësi.Një falënderim i veçantë edhe për shoqatat dhe aktivistët e diasporës shqiptare në Austri”– theksoi zotëri Sherif Hajredini.Moderatorja z.Majlinda Kryeziu,në emër të Shoqatës Kulturore Sportive,,Anadrini”në Eferding,përshëndeti edhe mysafirët e nderit që ishin të pranishëm Dr.Sabedin Mustafa, pastaj Sylejmon Shala ngaShoqata Humanitare Kulturore Sportive Shqiptare,,Dardania“Linznga Shoqata Kulturore,,Unjoni i Grave”në Linz zonjën Adriana Kelmendi, pastaj Miftar Zagragjen nga Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare,,Mergimi”në Steyr,Shoqatën,,Anadrini”në Eferding të Austrisë me kryetarin,z.Sherif Hajredini,me anëtarët e KryesisëNamik Morina,Halit Gashi,Qamil Haxhimustafa,Bajram Sallashi dhe Bujar Kryeziu. Nga Shoqata,,Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri“zotëri Shyqëri Bytyqi,Fadil Limani etj. Një përshëndetje të veçantë e pati për zonjën“Arbërie Nagavci – Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit”.Si dhe zonjën Fahrije Hotin,personazhit kryesor në film,,Hivie“një grua nga Krusha e Madhe e me sfidën për të ecur para në jetë, për të shikuar përpara me vizionin e një të ardhme më të mirë,ndoshta jo vetëm për familjen, por për mbarë regjionin e Krushës së Madhe.

Image
Manifestim për 28 Nëntor Ditës së Flamurit Kombëtar në Eferding të Austrisë

 

Në vazhdim iu dha fjala edhe ministres Arbërie Nagavci,Ministrja të pranishmit i përshëndeti edhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Në fjalën e saj ajo theksoi se ndihet e lumtur që jëm në mesin e mërgimtarëve se roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm.
Ministrja mes tjerash tha se ndihet krenare për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptar dhe shtoi,urojmë që kjo ditë kremteje të jetë një mesazh i fuqishëm për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për angazhim më të madh në çështjet madhore drejt progresit dhe interesave të kombit tonë.

Manifestimi vijoi me një program të pasur kulturor-artistik të përgatitur nga shoqatat ,,Anadrini”në Eferding.

Begati e programit ishitë edhe këngëtari e mirënjohura Ardian Liman mera,se bashku me orkestrën,me disa këngë dhe valle,të cilat i dhanë ton të veçantë programit dhe morën duartrokitje të shumta nga të pranishmit, të cilët mirëpritën prezantimin e një thesari të çmuar kulturor të trashëgimisë tonë kombëtare. Aktivistët tanë nga mërgata të tubuar në Shoqatën Kulturore Sportive ,,Anadrini” në Eferding meritojnë respekt për punën e tyre me shumë përkushtim dhe për kontributin konkret për t’i bashkuar në një rast kremteje shqiptarët nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria për nder të festës së 28 Nëntori – Ditës të Flamurit Kombëtar. Fakti se salla ku u organizua ky manifestim ishte e mbushur përplot (kishte mbi 480 bashkatdhetarë) dhe atmosfera gëzmore që mbretëroi dëshmon se organizimi i shqiptarëve kudo në diasporë është i domosdoshëm si parakusht tejet i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar,gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm, gjithçka që e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun.

Mergata shqiptarë në Eferding të Austrisë ne financimin dhë grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin,per familjet ne nevoje në vendlindje,per lend djekse.

Falënderojmë sponsorët e Biznesetë shqiptarë në Eferding që me përkrahjen financiare na ndihmojn në vazhdimësi ku mbi 25 firma,të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat