Themelohet Forumi i Gruas Shqiptare - Alba

Diaspora

Themelohet Forumi i Gruas Shqiptare - Alba

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Forumi i Gruas shqiptare - Alba me seli në Augsburg

Të Shtunën që e lamë pas, me datën 11.Shkurt u themelua Forumi i Gruas shqiptare - Alba me seli në Augsburg (FGSH).

Pas disa takimeve të grupit nismëtar si dhe pas disa aktiviteteve kulturore të organizuar nga ky grup u shqyrtua mundësia e organizimit sa me të mirë të Gruas Shqiptare nga Augsburgu e rrethina duke ardhur në përfundim se është nenvojë e kohës që të themelohet ky Forum.

Grupi nismëtar i ftoi zonjushat dhe zonjat nga Augsburgu në Kuvendin Themelues dhe në pjesmarrjen e 42 vetave grupi nismëtar i prezantoi qëllimet e dhe detyrat e Forumit, me çrast u vequan si: organizimi i takimeve konsultative, aktiviteteve kulturore, këshillimet për të interesuaret, organizim të seminareve me tematika përkatëse që dalin nga nevojat e kohës etj. FGSH gjithashtu do të reprezantojë Gruan Shqiptare Alba në Augsburg, rrethinë e me gjerë.

Pas leximit të qëllimeve dhe programit të punës, me datën 11.02.2023 u themelua Forumi njëkohësisht edhe u zgjodh Kryesia e saj duke ndarë detyrat si mëposhtë vijon:

Kryetare u zgjodh Afërdita Berisha, nënkryetare u zgjodhën Naxhie Sopaj e Majlinda Qarri, sekretare Ilirjeta Kqiku, arkatare Fiona Rama-Morina si dhe zëdhënëse e FGSH-Alba u zgjodh Adelina Osmani. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën: Ganimete Nitaj, Hyrie Uka, Valbon Sokoli, Valentina Kuqi dhe Zoje Qorraj.

Pas diskutimit konstruktiv mbi planin afatshkurtër si dhe zgjedhjes së Kryesisë së Forumit, Grupi i valltareve Alba, nën drejtimin e znj. Valjeta Kuqi prezantuan me një program kulturorë me valle tradicionale shqipëtare.

Ndërsa për program muzikorë u kujdes DJ Gjaka. Selia e FSH-Alba do të jetë në adresën: Zugspitzstr. 175, 86157 Augsburg. E-Maili i përkohshëm ku të interesuarat mund t’i drejtojnë pyetjet është: [email protected].

Kryesia e FGSH-Alba i fton të gjitha zonjushat dhe zonjat nga Augsburgu e rrethina që të antarësohen në Forum sepse ashtu do të jemi më të zëshme si në Komunitetin tonë ashtu edhe në nivel të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat