1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Diaspora

1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga: Beqir Sina Më: 26 mars 2023 Në ora: 21:26
Arkiv

YONKERS - NY : Thirrja “Mobilizohu për Drejtësi” - UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës, do të bëjë bashkë komunitetin shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, në manifestimin "Bashkë për Drejtësi", duke u solidarizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Ideatorët dhe inicuesit e këtij manifestimi thonë se do të bëhemi : " Bashkë për drejtësi për Vëllezërit Bytyqi, dhe për proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hagë"

Në njoftim thuhet se do të mblidhen ditën e shtunë 1 Prill në ora 11AM(paradite) në Varrezat e Vëllezërve Bytyqi, (St.Mary's Cementery - 114 Sprain Rd., Yonkers. NY. 10710), ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarve për pjesëmarrje, për të treguar edhe një herë se duam vetëm drejtësi për Vëllezërit Bytyqi, dhe për proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hagë"

“Mobilizohu për Drejtësi” 

Kur ?

1 Prill 2023 në ora 11AM(paradite) 

Ku?

Në Varrezat e Vëllezërve Bytyqi, (St.Mary's Cementery - 114 Sprain Rd., Yonkers. NY. 10710),(afër Royal Regency Hotel në Yonkers )

UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat