Rrëzohet deltaplani, vdes 32-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Rrëzohet deltaplani, vdes 32-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:29
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-shqiptar ka humbur jetën.

Fatjon Garxenaj, 32 vjeç ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me instruktorin italian Bernardino Panzacchi, 69 vjeç.

Një person që e ka parë ngjarjen është shprehur për mediat se deltaplani është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve.

Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat