31 vjeçarja shqiptare zgjidhet kryebashkiake në Itali

Diaspora

31 vjeçarja shqiptare zgjidhet kryebashkiake në Itali

Më: 16 maj 2023 Në ora: 20:38
Sindi Manushi

31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.

E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat