Gjendet e vdekur shqiptarja në Greqi, arrestohet burri i saj

Diaspora

Gjendet e vdekur shqiptarja në Greqi, arrestohet burri i saj

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:42
Gjeorgjia Murati

Një shqiptare, e zhdukur prej disa ditësh, është gjetur e vdekur në Greqi.

41-vjeçarja, Gjeorgjia Murati ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe rezultonte e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Trupi i saj u gjet në një bagazh, në një zonë të pyllëzuar midis Triglia dhe Galatista, Halkidiki.

Autor i krimit dyshohet partneri i 41-vjeçares, i cili dyshohet se e ka vrarë në shtëpinë e tij në Selanik.

Partneri i gruas shtatzënë dhe një mik i tij janë arrestuar pas dëshmisë së këtij të fundit, i cili ka pranuar se e ka ndihmuar atë që të largojë trupin nga shtëpia dhe ta hedhin në një zonë të pyllëzuar.

41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh. Më pas u kontrollua banesa nga policia ku u gjetën gjurmë gjaku dhe ADN.

Mesazhi që ngjalli dyshime

41-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e partnerit të saj në Ditën e Vitit të Ri. Siç pretendonte i dashuri i saj, ajo i dërgoi një tekst para se të zhdukej duke thënë: “Mirëmëngjes dashuri … Unë jam në shtëpi, kështu që të shoh më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Unë dua t’ju them diçka: Kam marrë para nga sirtari juaj … E di që ju nevojitet, por është një domosdoshmëri. Unë do t’ju them personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua”.

Mirëpo, sipas familjarëve të gruas shtatzënë, mesazhi nuk i ngjante mënyrës së shkrimit të saj.

E shkuara e errët e partnerit të saj

Në qendër të hetimeve të poliocisë ka hyrë që në momentin e parë partneri i saj, i cili sipas informacioneve ka qenë një element shqetësues i autoriteteve në të kaluarën për rastet e dhunës. Në veçanti, motra e tij kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur pesë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat