Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri

Diaspora

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri

Nga: Beqir Sina Më: 30 maj 2024 Në ora: 21:38
Ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri

Vëllezërit Sheremet e Qamil Tahiri me kushurinjët,ka për me qit të Pamin

BRONX NY: Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri, njofton familja Tahiri në Nju Jork

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë komunitetin se me 11 Maj u nda nga jeta vëllai ynë Esat Tahiri - shkruajn vëllezërit e tij Sheremet e Qamil Tahiri me kushurinjët, në SHBA.

Lajmin mbi vdekjen e parakohshme e ka bërë të ditur dhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

I cili përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se Tahiri ka qenë sypatrembur, luftëtar i zoti, burrë i fjalës dhe punëtor i palodhur.

“Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri. Ai ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Lushtaku.

I ndjeri u varrosë me nderime të larta ushtarake në vendlindjen e tij - Drenicë, më 13 Maj.Ndërsa, vëllezërit e tij Sheremet e Qamil Tahiri me kushurinjët, ka për me qit të Pamin. 

Bashkëluftëtarë të  Batalionit " Atlantiku" në SHBA do të shprehin ngushëllime  në të Pamen e cila do të mbahet të Shtunën  me 8 qershor nga ora 9AM deri në 4PM në lokalin "How at the Moon" në adresën 585 East 189 Bronx NY 10458.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat