Duke lexuar në faqen, “Arena e mësimit dixhital në Norvegji”, shumë çka më bëri përshtypje, njëherit lakmova dhe thash, eh sikur të sajonim edhe ne shqiptarët një platformë të përbashkët për mësimin shqyrtimin, korigjimin dhe shpjegimin e temave të ndryshme për shoqërinë tonë.
Arena Kombëtare e Mësimit Dixhital në Norvegji (NDLA) është një majë shtize në zhvillimin e burimeve të hapura të mësimit dixhital për arsimin të mesëm dhe të lartë. Kjo bashkëpunon me mësues dhe studentë të aftë të cilët kanë një nivel të lartë kompetence.
Gjithëçka përditësohet në faqen e internetit dhe është me qasje të hapur për të gjithë, 24h mbrenda 7 ditëve të javës për gjatë gjithë vitit.
Po ashtu, platforma është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të arritur objektivin e katërt të qëndrueshmërisë së OKB-së:
Sigurojnë arsim gjithëpërfshirës, të drejtë, të mirë dhe promovojnë mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës për të gjithë!
Të fillojmë me faqen, për filozofinë, dhe çfarë është ajo!
-A jeni ndalur ndonjëherë të i bëni vetes një nga pyetjet më të mëdha në jetë?
-Çfarë bëjmë ne njerëzit këtu në tokë?
-Çfarë do të thotë të jesh njeri?
-Çfarë është e vërteta?
-Çfarë është lumturia?
-Cili është ndryshimi midis t’mirës dhe t’keqes?
Të gjitha këto pyetje filozofike kanë të bëjnë me pyetjet themelore për jetën, për të cilat shpesh nuk ka përgjigje fikse ose përfundimtare!
Që nga momenti kur jemi lindë, ne njerëzit jemi të prirur të hulumrojmë veten dhe botën përreth nesh. Bëjmë pyetje, hetojmë, përpiqemi të kuptojmë dhe jemi kureshtarë. Kështu fillon filozofia me këtë mrekulli, me këtë fjalë që do të thotë dashuri për mençurinë, gjegjësisht me burim nga dy fjalët greke philos (dashuri) dhe sofia (urtësi).
Po sikur të pyetet një shkencëtar natyror, se çfarë bën dhe pse është e rëndësishme ajo që bën ai, ju do të merrni përgjigjen e mëposhtme:
“Po përpiqem të zbuloj të vërtetën për botën, sepse sa më shumë të dimë për botën që na rrethon, aq më shumë liri do të kemi për të krijuar një shoqëri të mirë”!
Ju mund ta pranoni këtë përgjigje, ose mund të bëni edhe disa pyetje të tjera për të zbuluar se çfarë do të thotë në të vërtetë shkencëtari. Ju mund të shqyrtoni se në cilat supozime mbështetet përgjigja dhe të bëni pyetje të tilla si:
Po, por çfarë është në të vërtetë e vërteta?
Çfarë është bota?
Çfarë kuptoni me liri?
Çfarë mendoni kur thoni një shoqëri të mirë?
Këto janë pyetje tipike filozofike, prandaj në këtë mënyrë, filozofia mund të kontribuojë në hetimin e bazës së veprimtarisë shkencore.
Filozofët nuk kanë një përgjigje më të mirë për atë që e karakterizon të vërtetën, lumturinë, moralin apo kuptimin e jetës. Megjithatë, ata kanë trajnime për të menduar në mënyrë kritike rreth këtyre pyetjeve. Ata gjithashtu kanë njohuri se si njerëzit janë përpjekur t'u përgjigjen këtyre pyetjeve gjatë historisë.
Pyetjet filozofike gjithmonë do të ndihmojnë në formësimin e jetës sonë. Të gjithë kemi një ide se çfarë është e mirë, e keqe, e vërtetë, e rreme, e drejtë apo e gabuar. Këto ide ndihmojnë në përcaktimin se si ne zgjedhim të jetojmë jetën tonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që herë pas here të ndalemi dhe të mendojmë në mënyrë kritike përmes ideve tona dhe t'i bëjmë vetes të njëjtat pyetje filozofike. Në të shumtën e rasteve askush tjetër nuk mund t’na përgjigjet sepse ju duhet vetë t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve!