E rëndë në Greqi! 15-vjeçarja denoncon shqiptarin për përdhunim

Diaspora

E rëndë në Greqi! 15-vjeçarja denoncon shqiptarin për përdhunim

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Trondit denoncimi i një 15-vjeçareje në Policinë e Ilisë në Greqi, sipas së cilës ajo ishte viktimë e përdhunimit nga një shtetas shqiptar 19-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura në denoncimin e saj ka deklaruar se 19-vjeçari ka qenë ish-partneri i saj.

Sipas saj,  abuzimi seksual ka ndodhur në shtëpinë e saj, të martën e kaluar, më 30 korrik, në një fshat të Ilisë.

Hetimi i autoriteteve është në vazhdim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat