Nderim për Aleksandër Moisiun në 90-vjetorin e ikjes në amshim

Diaspora

Nderim për Aleksandër Moisiun në 90-vjetorin e ikjes në amshim

Nga: Dasnim Hebibi Më: 22 mars 2025 Në ora: 11:14
Nderim për Aleksandër Moisiun në 90-vjetorin e ikjes në amshim

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, rrugëtimi ynë na çon drejt Morcotes, aty ku pushton përjetësisht një nga personalitetet më të shquara të skenës botërore, Aleksandër Moisiu. Sot, në 90-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë dhe e nderojmë figurën e aktorit të madh, i cili me talentin dhe shpirtin e tij artistik u bë një nga emrat më të njohur të teatrit evropian.

Në këtë ditë homazhi, falënderojmë mjeshtrin e madh të kamerës, Daut Luboja, për kontributin e tij në dokumentimin e këtij momenti historik. Po ashtu, me mirënjohje përkushtohemi ndaj mikut tonë nga Struga, Përparim Sabriu, koreografin e njohur e njëherit kryetar i LAPSH-it për Bülach i cili e ka marrë të lirë nga puna enkas për të qenë pjesë e këtij nderimi të merituar. Dhe, si gjithmonë, Rafet Ademi është në formë, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë dhe respektin për artin dhe kulturën tonë.

Aleksandër Moisiu nuk ishte thjesht një aktor, por një legjendë që jeton përtej kohës. Ai e lartësoi artin skenik dhe e bëri të pavdekshëm emrin e tij në historinë e teatrit botëror. Sot, pranë varrit të tij në Morcote, përulemi me nderim dhe falënderim për gjithçka që ai i dhuroi kulturës dhe identitetit tonë. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharrueshme, një frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë. 

Le të jetë ky përvjetor një moment bashkimi për të nderuar një artist të madh, të cilit i kemi borxh mirënjohje të përjetshme. Po shpresojmë, se do ta jetësojmë me kontributin e secilit sheshin dhe përmendoren në ate perlë të veçant të Zvicrës mike. Në Morcote na mirëpret Remzi Durmishi me miq, ndërsa rrugës me miq të tjerë është Prof. Adem Kicaj. Pë më shumë detaje pas disa orëve do ta përshkruajmë në një reportazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat