Drejtoi trafikun e kokainës me SKY ECC, Spanja i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar!

Diaspora

Drejtoi trafikun e kokainës me SKY ECC, Spanja i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar!

Më: 28 prill 2025 Në ora: 19:11
Ilustrim

Një shqiptar i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.

I prangosuri është një 37-vjeçar, i cili ka zbritur nga Spanja në aeroportin e Fiumicino dhe ndaj të cilit ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar.

Shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës së koduarkibernetike Sky Ecc.

Nga hetimet rezultoi se i riu ishte përdorues i platformës dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur. Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat