Kërkohej nga Interpol Tirana, kapet shqiptari në Greqi

Diaspora

Kërkohej nga Interpol Tirana, kapet shqiptari në Greqi

Më: 7 maj 2025 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana.

Policia greke në deklaratën për shtyp nuk bën publik veprën penale për të cilin ai akuzohet.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në 04 maj në mëngjes në një zonë të Heraklionit, nga oficerët e policisë së Departamentit të Operacioneve të Policisë së Heraklionit.

“Ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë për vepra penale që bien ndesh me ligjin shqiptar. Personi i arrestuar do të nxirret para drejtësisë” përfundon deklarata për shtyp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat