Numërohen mbi 38 mijë zarfe, rinis procesi për votat e diasporës

Diaspora

Numërohen mbi 38 mijë zarfe, rinis procesi për votat e diasporës

Më: 13 maj 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ka rinisur tashmë numërimi i votave të diasporës. Procesi i numërimit të votave nga jashtë duket sikur do të kërkojë më shumë kohë, teksa sipas rezultateve të deritanishme kryeson Partia Socialiste.

Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, kjo për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve.

Nga 194 889 zarfa në total deri tani janë numëruar 38 806  prej tyre ku sipas rezultateve paraprake rezulton që Partia Socialiste kryeson me 21 305 zarfa, ose 55.30%. PD-ASHM ka 10 951 zarfa të tillë, ose 28.42%.

Ndërkohë sa i përket votave për secilin subjekt, rezultatet e deritanishme janë si më poshtë:

Partia Socialiste – 21 305 vota.

Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 10 951 vota.

Partia Mundësia – 1 176 vota.

Lëvizja Bashkë – 934 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet – 3161 vota.

Koalicioni Euroatlantik – 248 vota.

Lëvizja Atdheu – 49 vota.

Partia Socialdemokrate –  351 vota.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 100 vota.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 227 vota.

Partia Aleanca Demokracia e Re – 16 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat