Organizohet Dita Kulturore Shqiptare në Graz

Diaspora

Organizohet Dita Kulturore Shqiptare në Graz

Nga: Vehbi Haliti Më: 21 maj 2025 Në ora: 21:51
Ilustrim

NJOFTIM PUBLIK

Të nderuar bashkatdhetarë,

Shoqata "Atdheu" ka kënaqësinë të ju njoftojë se më 15 Qershor 2025, në qytetin e Graz-it, do të organizohet Dita Kulturore Shqiptare, një festë madhështore që do të na bashkojë të gjithëve – familjarë, fëmijë dhe komunitetin mbarëshqiptar – për të festuar së bashku kulturën, traditat dhe vlerat tona kombëtare.

Vendi
Josef Huber Park
Adresa: Josef Huber-Gasse 26, 8020 Graz
Ora: Nga 13:00 deri18:00

 Kjo është hera e pestë që kjo festë organizohet nga Shoqata "Atdheu", e cila që nga viti 2006 është aktive me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike për komunitetin shqiptar në Austri.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të prezantojmë para komuniteteve të huaja në Graz kulturën dhe trashëgiminë tonë shqiptare, si dhe të forcojmë lidhjet familjare, shoqërore dhe brez pas brezi.

 Kryetari i Shoqatës "Atdheu", z. Bashkim Shala, falënderon nga zemra të gjithë bashkatdhetarët në Graz për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre të vazhdueshme në çdo aktivitet të Shoqatës.

 Për informata më të hollësishme kontaktoni në:
 Tel: 0676 637 6200

Ju mirëpret përzemërsisht Shoqata "Atdheu" dhe Këshilli Organizativ!
Ejani të festojmë së bashku – për kulturën, për traditën, për Atdheun!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat