Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Diaspora

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri, teksa ishte me biçikletë. Fillimisht u mendua për një aksident, por mjekët e urgjencës konstatuan shpejt se bëhej fjalë për një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në fytyrë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë hetuesit e Karabinierisë nga Padova, të cilët kanë izoluar zonën për të mbledhur prova. Po hetohen të gjitha pistat: nga një atentat i mundshëm nga një automjet në lëvizje, deri te një e shtënë aksidentale nga ndonjë banesë.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarë për të zbardhur sa më shpejt këtë ngjarje misterioze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat