Emri i presidentit Rugova përjetësohet në bibliotekën e Budapestit

Diaspora

Emri i presidentit Rugova përjetësohet në bibliotekën e Budapestit

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 19:15
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në Budapest në inaugurimin e një pjese të bibliotekës “Ervin Szabó”, e cila nga sot mban emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani tha se trashëgimia e Rugovës nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe idealin e lirisë.

“Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, është një frymëzim për brezat që besojnë në paqe, liri dhe drejtësi,” u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo hapësirë në një nga bibliotekat më të njohura të Hungarisë është një shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetformimit.

Osmani potencoi se në ceremoni morën pjesë edhe miq të Presidentit Rugova dhe miq të rinj të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat