`Albanian Roots`, mbahet parada shqiptare në New York

Diaspora

`Albanian Roots`, mbahet parada shqiptare në New York

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 23:19
Parada vjetore “Albanian Roots”

Parada vjetore “Albanian Roots” u mbajt sot në New York City, ku mijëra shqiptarë të Amerikës u bashkuan për të festuar kulturën dhe traditat shqiptare.

E organizuar nga "Albanian Roots", kjo ngjarje e përvitshme sjell muzikë, valle dhe flamuj kuq e zi në rrugët e Manhattanit, duke theksuar lidhjet e forta të komunitetit me historinë dhe trashëgiminë shqiptare.

Siç njofton organizata, parada nisi me një ceremoni private në Gracie Mansion dhe vijoi me një program festiv dhe aktivitete në rrugë, duke sjellë energji dhe krenari për trashëgiminë shqiptare në zemër të New Yorkut.

Parades i priu kryetari i Bashkisë së New York-ut me flamur kuq e zi në dorë. 

Momente ka ky event i rëndësishëm i shqiptarëve në New York, ka ndarë në Facebook, Ministri shqiptar i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat