Bastisja e FBI-së:
Të premten, më 22 gusht 2025, FBI bastisi shtëpinë e John Bolton në Bethesda, Maryland, dhe zyrën e tij në Uashington, D.C., një operacion që zgjati gati tetë orë. Sipas CBS News, bastisja lidhet me dyshimet për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump dhe akuzat e ngritura gjatë administratës së parë të Trump për përfshirjen e informacioneve të klasifikuara në librin e tij të 2020-ës, “The Room Where It Happened”. Çështja u hetua dhe u anulua në 2021 nga administrata Biden, por një gjyqtar federal vuri në dukje se Bolton mund të ketë rrezikuar sigurinë kombëtare. Bolton nuk u ndalua dhe aktualisht nuk përballet me akuza.
Reagimet nga Shtëpia e Bardhë:
Presidenti Trump tha se nuk kishte dijeni për bastisjen, duke e quajtur Bolton “njeri të ulët” dhe duke pretenduar se ai do ta kishte çuar vendin në “Luftën e Tretë Botërore”. Ai krahasoi bastisjen me atë të shtëpisë së tij në Mar-a-Lago, duke thënë: “E di si ndihet, nuk është ndjenjë e mirë.” Trump shtoi se pret informacion nga Departamenti i Drejtësisë, por u distancua, duke thënë: “Bëni atë që duhet të bëni.”
Zëvendëspresidenti Vance konfirmoi një “hetim të vazhdueshëm” ndaj Bolton, duke mohuar se është hakmarrje për kritikat e tij ndaj Trump. “Nëse nuk ka krim, nuk do të ndiqet penalisht. Nëse ka, Bolton do të ketë ditën e tij në gjykatë,” tha Vance.
Kash Patel, Pam Bondi, Dan Bongino:
Drejtori i FBI-së Patel postoi në X: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… agjentët e FBI-së në mision.”
Prokurorja e Përgjithshme Bondi dhe Zëvendësdrejtori Bongino lëshuan deklarata që sugjerojnë bastisjen, duke thënë: “Siguria e Amerikës nuk negociohet” dhe “Korrupsioni publik nuk tolerohet.”
Reagimet publike dhe protestat ndodhen teksa disa banorë afër shtëpisë së Bolton në Maryland protestuan gjatë bastisjes, duke sinjalizuar me boritë e makinave dhe duke bërtitur “Fashizëm!”. Një protestues mbante një pankartë me mbishkrimin: “Trump përdor FBI-në për hakmarrje.”
Debatet e para pas kësaj bastisje për politizimin e FBI-s, erdhën nga sh-agjenti i FBI-së Stuart Kaplan të cilët folën për NewsNation se FBI-ja duhet të mbetet neutrale dhe hetimet e tilla të jenë konfidenciale për të shmangur politizimin.
Ish-agjenti Phil Andrew kritikoi postimin e Patel në X si “të paprecedent” dhe të dëmshëm për integritetin e hetimit, duke sugjeruar politizim të FBI-së nga drejtori dhe zëvendësi i tij.
Ndërsa, strategu mediatik Kurt Bardella kërkoi transparencë, duke thënë: “Amerikanët meritojnë të shohin provat që justifikojnë bastisjen për të vlerësuar nëse është e përshtatshme.”
Komentetet e para po ashtu thanë se Bolton, ish-ambasador në OKB dhe këshilltar i Trump (2018–2019), u nda nga Trump në 2019 pas mosmarrëveshjeve për politikën e jashtme.
Në janar 2025, Trumpi anuloi mbrojtjen e Shërbimit Sekret për Bolton, pavarësisht kërcënimeve të besueshme nga Irani për vrasjen e tij pas vrasjes së komandantit Qassim Soleimani.
Megjithatë thuhet se hetimi i rigjallëruar fokusohet në librin e Bolton dhe mundësinë e rrjedhjeve të dokumenteve të klasifikuara në media.
Ndërsa shtypi amerikan thotë se bastisja e shtëpisë dhe zyrës së John Bolton është pjesë e një hetimi të rigjallëruar për dokumente të klasifikuara, me reagime të forta nga Trump, zyrtarë të FBI-së dhe publiku, që nxjerrin në pah natyrën e politizuar të çështjes.