Çmontohet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarët për trafikun e drogës!

Diaspora

Çmontohet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarët për trafikun e drogës!

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Policia greke ka çmontuar një grup priftërinjsh që ishin implikuar në një rrjet të trafikut të kokainës, duke bashkëpunuar me një organizatë shqiptare.

Një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier.

Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat