Shoqata Kulturore Atdheu me seli në Augsburg të Gjermanisë, me rastin e Festave të Nëntorit, kryesisht të Ditës së Flamurit Kombëtarë, me datën 05.12.2025 shfaqi një program të larmishëm kulturorë.
Programi Festiv u hap me intonimin e Hymnit Kombëtarë nga këngëtari i mirënjohur, Arbër Maliqi i përcjellur nga grupi i këngës dhe valleve të Shoqatës Kulturore, Atdheu.
Pastaj Kryetari i SHK Atdheu, z. Reshat Halili i përshëndeti të pranishmit dhe në veqanti përshëndeti Konsullen e përgjithshme të republikë së Shqipërisë, znj. Mburimi si dhe Kryetaren e Shoqatë Humanitare, znj. Drita Zymberi si dhe këngëtarët e mirënjohur, Donika Rushiti e Arbër Maliqi. Më tej z. Halili vazhdoi me një fjalim festiv me rastin e kësaj Dite të shenjtë.
Në përshëndetjen e saj për të pranishmit, znj. Mburimi theksoi vlerën e jashtëzakonshme historike të 28 Nëntorit për kombin shqiptar, ditë që simbolizon lirinë, identitetin dhe sakrificat e brezave. Ajo vuri në dukje me mirënjohje kontributin e vyer të komunitetit shqiptar në Augsburg për ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditave tona kombëtare, duke e cilësuar atë një urë lidhëse të rëndësishme mes diasporës dhe atdheut.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryetarja e Shoqatës “Jetimet e Ballkanit”, znj. Drita Zumberi, e cila përshëndeti komunitetin dhe nënvizoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkësisë në ruajtjen e vlerave kombëtare.
Atmosfera festive u pasurua më tej nga një kollazh poezish e vallesh të interpretuara me profesionalizëm e pasion nga valltarët e shoqatës Atdheu, të cilët vijojnë të jenë një shembull frymëzues në promovimin dhe trashëgimin e kulturës shqiptare ndër breza.
Programi kulturorë ishte tejet i pasur si psh.: valle me motive të veriut, vallja e Tropojës, vallja „cuca e Oskanës“, valle burrash e Shupallit, vallja e Shotës, vallja „dasma kosovare“, valle e Shqipersisë së Mesme dhe vallja e Tiranës e më këtë rast grupi i valleve u duartrokitën në mënyrë frenëtike nga të pranishmit. Grupi i kulturorë i fëmijëve dhe i rinisë Atdheu recituan poezitë: „o Flamur i dashur“, „festa e Flamurit“, „Shqiponja“, „sa te dua Shqipëri“, „Atdheu“, „28. Nentori“ si dhe poezinë „Mëmëdheu“. Pastaj në një rast të veqantë, të pranishmit me një duartrokitje të gjatë e nderuan anëtarin e gjeneratës së dytë të përgatitjeve ushtarake të vitit 1991 në Shqipëri, ish-kryetarin e Shoqatës Kulturore Atdheu, njëherit aktivistin e mirënjohur, z. Lutfi Januzit.
Rëndësi të veçantë të organizimit të këtij programi kulturorë tejet të pasur me këngë, valle e recitime ishte se krahas kryesisë, sidomos pjesa kulturore, ishte përgatitur nga koreografët e rinj, Klodiana e Ylli Gurgurovci si dhe të ndihmuar nga Medin Mehmeti. Duhet vequar se këtu bëhet fjalë për gjeneratën e dytë të të rinjëve të lindur në Gjermani dhe që kulturës i japin vlera duke e klutivuar dhe duke e trashëguar atë te fëmijët e rinia shqiptare në Augsburg.
Programi kulturorë u moderua nga z. Naim Mulaj e znj. Mirsie Thaqi, ndërsa prindërit e valltarëve e ngritën në qiell angazhimin e rinisë dhe në shenjë falënderimi në mënyrë modeste iu dhuruan nga një buqetë lule.
Programi kulturorë përfundoi me urimet për festat e Nëntorit dhe duke uruar, me t’mira u takofshim në Festat tona të ardhsme, fëmij, rini, prindër e aktivistë. Ndërsa të pranishmit deri në orët e vona i argëtuan këngëtarët e mirënjohur, Donika Rushiti e Arbër Maliqi.
