Veprimtaria bamirëse e SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër

Diaspora

Veprimtaria bamirëse e SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër

Më: 30 prill 2026 Në ora: 20:10
SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër

Më, 24.04.2026 në hapësirën e klubit “Dardania” në Zofingen të Zvicrës SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, mbajti mbledhjen e rregullt të kryesisë sipas planifikimit vjetor. Në këtë mbledhje Kryetari i Shoqatës Z. Saim Tahiraj bëri një përmbledhje të veprimtarisë në drejtimin e bamirësisë dhe kulturës nga fillimi i këtij viti dhe njoftoi anëtarët e kryesisë për të gjitha veprimtaritë e jetësuara organizative si në vijim:

 Në drejtimin e kulturës është zhvilluar një bashkëpunim i ndërsjellë me Shefin e Misionit në Konsullatën e R.K. në Cyrih të Zvicrës, Z. Vigan Berisha. Shoqata BISHZ Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër dhe SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, i kanë dorëzuar 77 libra dhuratë për Bibliotekën e Konsullatës më 09.03.2026.

 SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, më datën 09.05.2026 në hapësirën e siguruar nga udhëheqësi i Konsullatës në Cyrih Z. Vigan Berisha, do të hapet Ekspozita tematike-muzeore “Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit” në adresën: Katzenbachstrasse 4, 8052, Zürich në ora 18:00

 Që nga fillimi i vitit 2026 deri më 24.04.2026 në drejtimin e bamirësisë dhe kulturës janë shqyrtuar kërkesat e drejtuara shoqatës, për t’i ndihmuar skamnorët qoftë për shërim, strehim si dhe kërkesa të drejtimit kulturor sipas dokumentacionit dhe dëshmive bashkangjitur kërkesave të dërguara për shqyrtim në shoqatë. Në vijim të dhënat në tabelën e paraqitur.

Image

Në mblehjen e kryesisë më 24.04.2026 arkëtari paraqiti të dhënatë për grumbullimin e mjeteve për  ndërtimin e shtëpisë për familjen e Skënder Rexhahmetajt në shumën prej 22000 E. Dëshmi regjistri me  emra dhe mbiemëra të bamirësve dhe shuma e dhënë. 

Si përfundim: SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, në shkurt të viti 2026 kremtoi 16 vjetorin e themelimit dhe për këto vite të veprimtarisë që nga themelimi në drejtimin e bamirësi dhe kulturës në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në gadishullin Ilirik, i ka shqyrtuar kërkesat e arritura dhe ka ndihmuar skamënorët për nevojatë e tyre si për shërim, strehim , arsim e kulturë me shumën që kalon shifren prej 2.000.000 *Dymilionë Fr. 

Image
Image

 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat