Hunter Biden: Shëndeti i Joe Baiden është duke u përkeqësuar

Diaspora

Hunter Biden: Shëndeti i Joe Baiden është duke u përkeqësuar

Nga: Beqir SINA – New York Më: 10 gusht 2026 Në ora: 09:11
Joe Biden

Sot në një intervistë emocionale me BBC Newsnight, Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e babait të tij po përkeqësohet.

Sipas tij, kanceri i prostatës, i diagnostikuar në maj 2025 si formë agresive me metastaza në kocka, tani është përhapur më tej. “Kanceri është përhapur, është metastazuar në kockat dhe më tej. Është bërë shumë i dhimbshëm dhe shumë agresiv”, tha Hunter Biden.

Ai e përshkroi situatën si “shumë e trishtë për t’u parë” dhe shtoi se dëshiron që babai i tij ta kaloi sa më leht, sepse gjendja nuk është e mirë. 

Mirëpo tha Hunter, pavarësisht dhimbjes dhe vështirësive, ish-presidenti 83-vjeçar vazhdon të flasë publikisht për çështjet që i interesojnë dhe mbetet në “qendër të familjes”.

Hunter Biden pranoi gjithashtu se problematikat e tij me varësinë “sigurisht” kanë ndikuar negativisht në jetën dhe shëndetin e babait dhe familjes.

Joe Biden vazhdon trajtimin dhe, sipas djalit, të tij Hunter Biden edhe me ndihmën e mjekëve do të vazhdojë të luftojë me kancerin për sa kohë të jetë gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat