E enjte, 26 maj 2022
  • Këto janë pantallonat më moderne: Yjet botërore i adhurojnë, mund t’i vishni me taka dhe atlete!

    Pantallonat që në botë njihen si “cargo”, sipas redaktores së edicionit britanik të revistës “Vogue”, janë shpallur modeli më trendi i 2022-shit

    Ky model universal, i veshur si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt në fillim të shekullit të 20-të, përjetoi rikthimin e tij të madh në skenën e modës. Adhurohen nga yjet botërore si Rihanna, Gigi dhe Bela Hadid…

    Modeli u krijua fillimisht për ushtrinë britanike, ato ishin praktike, sidomos falë xhepave të shumtë, që janë një nga arsyet e popullaritetit të tyre.n Në fillim të shekullit të 21-të, e mposhtën rolin e “uniformave” dhe u zhvendosën në rrugë dhe shumë shpejt u bënë trendi kryesor.

    Në skenën e modës u kthyen nga shtëpitë e mëdha të modës dhe markat “high street” si Tom Ford, Diesel, Balmain, Blumarine, Dion Lee, të cilët i përfshinë në koleksionet e tyre këtë vit.

    Siç theksojnë stilistët, ato përshtaten në mënyrë perfekte me atlete dhe këpucë me taka!

1 / 5