Zyrtare: Lindon Selahi kalon te Willem II

Futboll

Zyrtare: Lindon Selahi kalon te Willem II

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:34
Lindon Selahi

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi është transferuar te skuadra Willem II në Eredivisie.

Lojtari ka kaluar në formë huazimi nga Twente, klub që zotëron kartonin e tij. Ai do të jetë pjesë e Willem II deri në fund të sezonit.

21-vjeçari nuk po gjente hapësirat e nevojshme te Twente, ku sezonin e kaluar kishte luajtur në vazhdimësi, ndaj palët menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte huazimi në një ekip tjetër të Holandë.

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, hodhi firmën në kontratë me skuadrën e re.

Para se të kalonte në futbollin holandez, Selahi luajti për Standard Liège dhe Anderlecht në Belgjikë.

Në vitin 2019 ai bëri debutimin e tij për kombëtaren shqiptare.

Selahi ka zgjedhur numrin 30 dhe mund të luajë kundër RKC në Waalwijk këtë të  diel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat