Kurtaj dhe Likaj protagonistë në fitoren e Lirisë

Futboll

Kurtaj dhe Likaj protagonistë në fitoren e Lirisë

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:54
Lojtarët e Lirisë

Albion Kurtaj me dy gola dhe Niki Likaj me një gol i siguruan Lirisë fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Rilindjes 1974 nga Lugu i Baranit.

Liria nuk ka të ndalur dhe është shkëputur me nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt, Ferizaj dhe Prishtina e Re.

Liria kryeson me 42 pikë, e ndjekur nga Ferizaj dhe Prishtina e Re, me nga 33 pikë secila.

Ndërkohë, Rilindja renditet në vendin e gjashtë me 27 pikë, pas javës së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat